22 Dhjetor 2024

Toyota do t'i paguajë gjobë qeverisë amerikane

SHBA, 20 prill - Kompania e automobilave Toyota, ka pranuar të paguajë një gjobë prej 16.4 milionë dollarë autoriteteve të SHBA-së, për shkak se iu përgjigj me vonesë problemit që lindi me pedalin e përshpejtimit në automjetet e saj dhe që shkaktoi tërheqjen për kontroll të rreth 9 milionë makinave.

Lajmin e bëri sot publik ministri i Transporteve të SHBA-së, Ray LaHood. "Jam i lumtur që Toyota pranoi përgjegjësinë e saj se shkeli detyrimet ligjore që duhej të respektonte për të denoncuar me shpejtësi defektet në automjetet e saj", deklaroi LaHood.

Ministri theksoi se "njoftimi me vonesë nga ana e Toyotas kishte vënë në rrezik përdoruesit".

Shuma që Toyota duhet të paguajë është më e larta që lejohet nga ligji amerikan për një rast të tillë dhe gjithashtu më e larta që ka vendosur ndonjëherë Ministria e Transporteve. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)