Toyota do të prodhojë në Turqi modelin Corolla 11
Stamboll, 2 shkurt - Modeli i ri Corolla-11 që do të prodhohet vetëm në Turqi mendohet të jetë automjeti me shitjen më të lartë në botë në përputhje me strategjinë globale të prodhimit.
Toyota synon të rrisë eksportet e saj me 21 për qind në vitin 2014.
Siç thotë presidenti i kësaj kompanie në Turqi, Orhan Ozer, Toyota ka projektuar të shesë 130.000 automjete në vitin 2014.
Në korrik 2013 gjigandja japoneze ka filluar prodhimin në Turqi të gjeneratës së re, Corolla-11.
Orhan Ozer tha se në vitin 2013 kompania e kishte rritur vëllimin e prodhimit me 33 për qind krahasuar me një vit më parë duke përmendur një fokus mbizotërues në eksportin dhe prodhimin e saj gjatë vitit të kaluar.
Kompleksi i ri i kompanisë në Turqi do të jetë vendi i parë që do të fillojë prodhimin e modelit të ri Corolla-11 jashtë Japonisë.
Modeli i ri Corolla-11 mendohet të jetë automjeti me shitjen më të lartë në botë në përputhje me strategjinë globale të prodhimit.