Toyota do ta zvogëlojë prodhimtarinë për 70 për qind
Tokio, 28 prill - Korporata japoneze Toyota komunikoi se në kapacitetet e saj në Indi do ta zvogëlojë prodhimtarinë e automjeteve për 70 për qind deri më 4 qershor për shkak të mungesës së autopjesëve, të shkaktuar nga tërmeti shkatërrues dhe cunami në Japoni më 11 mars.
Zëvendësdrejtori i filialit indian të Tojota-s, Sandep Sing deklaroi se \"zvogëlimi i paralajmëruar i vëllimit të prodhimtarisë paraqet vetëm masë të parakohshme, e cila fo dë të jetë në fuqi nga 25 prilli deri më 4 qershor\".
\"Do të prodhojmë rreth 7.000 automobila brenda një muaji më pak sesa zakonisht\", tha ai.