Toyota do ta rris prodhimin në vitin 2012
Tokio, 6 gusht - Gjiganti automobilistik Toyta porositi furnizuesit e vet në Japoni që të përgatitetn për prodhimtari të rritur në vitin 2012 dhe vitet që vijojnë, duke paralajmëruar në këtë mënyrë rimëkëmbjen pas tërheqjes së madhe të automjeteve dhe tërmetit katastrofal i cili në mars e goditi Japoninë.
Zëdhënësi i Toyota-s, Pol Nolasko deklaroi se është mbajtur takim me furnizuesit se si do të ishin të përgatiur për rritje të prodhimtarisë.