Toyota dhe Nissan tërheqin 6.5 milionë makina nga tregu
Tokio, 13 maj - Gjigantët japonezë të makinave Toyota dhe Nissan do të tërheqin 6.5 milionë makina nga tregu, për tiu zëvendësuar airbag-ët e prodhuar nga kompania Takata.
Toyota ka thënë se do të tërheqë pak më pak se pesë milionë, përfshirë Corolla-n, Vitz-in dhe modele të tjera të prodhuara midis marsit 2003 dhe nëntorit 2007.
Nissan, në anën tjetër, do të tërheqë 1.56 miliona makina për shkak të problemit të njëjtë.
Të dyja fabrikat kanë thënë se tërheqja është për qëllime hetimore dhe se nuk bëhet fjalë për aksidente të raportuara.
Së paku gjashtë njerëz kanë vdekur nga shpërthimi i airbag-ëve Takata, por të gjithë ata me makina Honda.