22 Dhjetor 2024

“Toyota” bën gati 6 modele të reja hibride

Tokio, 15 shtator - “Toyota” po planifikon të nxjerrë në treg gjashtë automjete të reja hibride brenda fundit të vitit 2012, për shkak se konkurrenca në këtë sektor është rritur.

Me këto prodhime numri total i makinave hibride të “Toyota” do të shkojë në 20 modele.

“Wall Street Journal” raporton se dy do të jenë automjete luksoze të tipit “Lexus”, ndërsa katër të tjerat do të jenë të markës “Toyota”.

Makina elektrike e modelit “Leaf”, e prodhuar nga rivali “Nissan”, do të dalë në tregun amerikan dhe atë japonez më vonë gjatë vitit, ndërsa “Honda” do të depërtojë në këto tregje në 2012-ën.

Por përvec modeleve hibride, që bazohen tek benzina dhe elektriciteti, “Toyota” do të prezantojë edhe një version tërësisht elektrike të makinave sportive “RAV4” më vonë gjatë vitit.

Modeli në fjalë, i zhvilluar në bashkëpunim me partnerin amerikan “Tesla”, do të prezantohet në panairin e makinave që do të mbahet në nëntor në Los Anxhelos. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)