Toshiba rekruton 750 kërkues
Tokio, 12 korrik - Konglomerati industrial japonez, "Toshiba" bëri të ditur rekrutimin e 750 kërkuesve, veçanërisht në vendet e zhvilluara, për aktivitetet e saj të kërkimit dhe të zhvillimit në fushën e informatikës.
Grupi do të rekrutojë personelin në qendrat e tij të kërkimit, jashtë Japonisë, veçanërisht në vendet e zhvilluara, në kuadër të një plani investimi R&D (kërkim dhe zhvillim) me 1 080 miliardë jenë (11 miliardë euro) për tre vjet.
"Toshiba" përmendi në një komunikatë se plani i saj strategjik kishte si prioritet zhvillimin e aktiviteteve, që lidhen me informatikën.