Tiffany do ti paguajë Swatch 499 milionë dollarë
Bernë, 24 dhjetor - Kompania e aksesoreve të çmuara Tiffany & Co do ti paguajë prodhuesit zviceran të orave Swatch Group 499 milionë dollarë si kompensim për dështimin e planeve të përbashkëta të biznesit.
Një vendim i tillë është marrë nga Instituti i Arbitrazhit në Holandë. Tiffany & Co do të paguajë gjithashtu edhe shpenzimet gjyqësore me shumë prej 9 milionë dollarë.
Në vitin 2011 Swatch Group ndërpreu kontratën e bashkëpunimit me Tiffany & Co, duke e akuzuar kompaninë për bllokimin sistematik të biznesit të përbashkët, dhe nëpërmjet gjykatës kërkoi kompensimin përkatës.
Në vitin 2012 Tiffany & Co ka paraqitur kundërpadinë ndaj Swatch për ndërprerjen e bashkëpunimit.
Group Swatch zotëron markat e orave Breguet, Blancpain, Omega, Longines, Rado, Tissot, Certina, Mido, Swatch dhe të tjera.