Themelohet Shoqata e ndërtuesve të Kosovës
Prishtinë, 31 janar - Në kuadër të Odës Ekonomike të Kosovës (OEK) sot u themelua Shoqata e ndërtuesve të Kosovës.
Me kërkesën e ndërmarrjeve më prestigjioze të ndërtuesve të Komunës së Prishtinës dhe bazuar në aktet Ligjore të OEK-ut, sot u themelua Shoqata e ndërtuesve te Prishtinës në përbërjen e të cilës i prinë afër40 ndërmarrje të kësaj fushe.
Në mënyrë më demokratike u themeluan strukturat e Shoqatës dhe kryetar i së cilës u zgjodh Durim Prishtina i ndërmarrjes Tregtia Prishtinë.
Vlen të theksohet se Shoqata në fjalë mision dhe vizion të qartë, dhe qëllim kryesor ka avancimin e partneritetit me qeverisjen lokale dhe qendrore si dhe partneritetin me asociacionet brenda dhe jashtë vendit.
Shoqata e themeluar tregoi qasje mjaft pro aktive dhe seriozitet në këtë drejtim ku përveç planit të veprimit në periudhën 1 vjeçare ku zyrtarisht e promovoi Logon e tyre si simbol i Shoqatës në fjalë.
Jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e sektorit privat, në veçanti të atij të ndërtimtarisë, sektor i cili më së shumti punëson, qarkullon dhe kontribuon në buxhetin e konsoliduar të Kosovës, prandaj një organizim i tillë është në funksion të zhvillimit ekonomik të Kosovës e në veçanti të Komunës të Prishtinës dhe besojë që përmes këtij partneriteti do të krijohen efekte pozitive të dy anshme edhe për Komunën e Prishtinës edhe për sektorin privat theksoi kryetari i porsazgjedhur i Shoqatë të ndërtuesve të Prishtinës, Durim Prishtina.