22 Dhjetor 2024

"Tesla", prodhuesja e automjeteve me vlerë më të lartë

New York, 2 korrik - "Tesla" u bë të mërkurën kompania e prodhimit të automjeteve me vlerën më të lartë, ndërsa aksionet e saj u rritën, duke shënuar vlera record, dhe kapitalizimi i tregut i kompanisë e kaloi atë të "Toyota"-s.

Aksionet e "Tesla"-s u rritën me 5 për qind në mëngjesin e së mërkurës, duke arritur nivelin rekord prej 1 133 dollarësh amerikanë.

Kapitalizim i tregut të kompanisë u rrit në mbi 209 miliardë dollarë, afro 6 miliardë dollarë më shumë sesa vlerësohet tani "Toyota" nga investitorët.

"Tesla" ka tani më shumë se trefishin e vlerës së përbashkët të kompanive amerikane "General Motors" dhe "Ford Motor".

Drejtori i menaxhimit të letrave me vlerë Wedbush Daniel Ives thotë:

"Është një tjetër arritje e madhe për Muskun dhe gjithçka që 'Tesla' ka bërë në tregun e automjeteve elektrike. Dhe është fjala tani për një industri prej 1 trilion dollarësh, që është depërtuar vetëm 3 % sot."

"Sot për sot është bota e Elon Muskut dhe e 'Tesla'-s, dhe të gjithë të tjerët po 'paguajnë qira' kur është fjala për tregun e automjeteve elektrike. Dhe mendoj se vlera e ngritur nga oferta e pamjaftueshme vazhdon t'i rrisë aksionet, veçanërisht pasi furnizimi duket në gjendje të mirë, madje edhe gjatë pandemisë së COVID-19".

Pas disa vitesh humbjeje, "Tesla" ka dalë tre tremujorë rresht me fitime, duke filluar që nga tremujori i tretë i vitit 2019.

Kompania pati vjet 24 miliardë dollarë të ardhura dhe dorëzoi gati 370 mijë automjete.

Kryeekzekutivi Elon Musk thotë se "Tesla" do të bëjë dorëzimin e të paktën 500 mijë automjeteve këtë vit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)