23 Dhjetor 2024

Të dielen zhvillohen punime në fabrikën e ujit në Badoc

Prishtinë, 3 qershor - Kompania e Ujësjellësit Rajonal ”Prishtina”  ka njoftuar konsumatorët e zonave të shërbimit: Kishnicë, Graçanicë, Hajvali, Veternik, Miradi e Epërme, Mati dhe  Lagjja e Spitalit në Prishtinë se, ditën e diel më 5 qershor, do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm duke filluar nga ora 07:00-19:00, gjithsej 12 orë.

Zonat që do të kenë reduktime të kohë pas kohshme brenda 12 orëve janë lagjet: Bregu i Diellit, Muhaxhirët, Dodona, Sofalia, Ulpiana, Dardania, Aktash.

Në zonat me reduktime, mund të hyjë edhe Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), por do të mundohemi që me të gjitha mundësitë teknike operative të sistemit, të furnizojmë spitalin nga ndonjë sistem tjetër, ashtu siç kemi arritur ta bëjmë edhe herave të kaluara.

Arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë të pijshëm , janë punimet teknike në kuadër të fazës së dytë të investimeve, konkretisht kyçja e tubave DN 600 dhe DN 400  te fabrika e përpunimit të ujit në Badoc, objekti i ri i filtrave.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)