Të ardhurat e Nestle 85.6 miliardë dollarë
New York, 26 tetor - Prodhuesi më i madh i ushqimit dhe pijeve ka realizuar të ardhura prej 82.8 miliardë franga zvicerane apo 85.6 miliardë dollarë, njoftojnë mediet amerikane.
Kompania zvicerane Nestle ka njoftuar se të ardhurat e saj në 9 muajt e parë të këtij viti janë rritur për 4.1 %.
Prodhuesi më i madh i ushqimit dhe pijeve ka realizuar të ardhura prej 82.8 miliardë franga zvicerane (85.6 miliardë dollarë), njoftojnë mediet amerikane.
Të ardhurat e prodhuesit të çokollatave Kit kat, kakaos Nestle dhe ujit Perie, në periudhën e njëjtë të një viti më parë ishin 79.6 miliardë franga.