Tanku turk "Altay", gati në 2016-n
Emrin e mori nga heroi i Luftës së Pavarësisë së Turqisë, Fahrettin Altay.
Pas prodhimit të tij në seri, Altayi do të jetë tanku me teknologjinë më të fundit në botë.
Shtabi i Përgjithshëm ka shpërndarë në kanaline saj zyrtar në \"Youtube\" një video, që përmban testet e kryera të Altayit.
Ajo çka ngjallte më shumë kureshtje ishte mënyra sesi tanku Altay bën qitje kur është në lëvizje.
Në imazhet e publikuara së fundmi është gjetur edhe përgjigjja e kësaj pyetjeje.
Testimet për kualifikimin teknik të tankut kombëtar turk janë në përfundim e sipër.
Prodhimi në seri i tankut Altay do të nisë pas hapjes së tenderit gjatë vitit të ardhshëm.
Në këtë mënyrë, Forcat Tokësore të Turqisë do të fuqizohen më tepër me tankun më modern në botë dhe mbi të gjitha prodhim kombëtar.