Tahiri: Ska bisedime për Trepçën
Prishtinë, 30 dhjetor - Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka thënë se është e papranueshme kërkesa e Beogradit për të diskutuar për Trepçën apo liqenin e Gazivodës.
Këto tema, tek të cilat insiston Beogradi janë të mbyllura për ne, sepse pronat dhe pasuritë e Kosovës janë pjesë e sovranitetit të popullit dhe të shtetit të Kosovës, dhe kurrë nuk do të jenë pjesë e dialogut, ka thënë ajo për Kosova Sot.
Sipas saj, çështja e suksesionit mund të nisë tek atëherë kur të dy shtetet e njohin njëra-tjetrën.