Suzuki ka prezantuar vizionet e tre veturave të reja
Tokio, 8 nëntor - Në prag të panairit të veturave në Tokio, Suzuki ka prezantuar vizionet e tre veturave të reja, të cilat pritet të paraqesin bazën për zhvillimin e identitetit vizual gjatë periudhës së ardhshme.
Ata janë emëruar Cross-Hiker, Cross-Lander dhe Husler, por vetëm i pari do të mund tju interesojë blerësve në tregun evropian, pasi Cross-Hiker është përshkruar si Crossover kompakt i cili bashkon stilin funky me motorë ekonomik.