23 Dhjetor 2024

Suedia merr përsipër asgjësimin e mbeturinave të rrezikshme

Prishtinë, 8 nëntor - Në kuadër të projektit të financuar nga Banka Botërore për rehabilitimin e dheut rreth hapësirave të KEK’ut dhe transferimin e mbeturinave të rrezikshme, Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Dardan Gashi dhe Ambasadorja Suedeze Ingrid Johansson, kanë arritur marrëveshje për transferimin e këtyre mbeturinave për në Suedi.

Mbeturinat e rrezikshme paraqesin rrezik për shëndetin e njerëzve dhe mjedisit, ndërkohë që strukturat për asgjësimin e këtyre mbeturinave akoma nuk janë themeluar në Republikën e Kosovës.

Projekti i Bankës Botërore për rehabilitimin e tokës dhe asgjësimin e mbeturinave parasheh që asgjësimi të bëhet në fabrika të akredituara dhe sipas direktivave legjislative të BE’së për zgjidhje të qëndrueshme për menaxhimin e këtyre mbeturinave.

Qeveria e Kosovës, përkatësisht MMPH ka nënshkruar marrëveshje ndërshtetërore me Suedinë dhe Belgjikën për transferimin e këtyre materialeve të rrezikshme në këto vende. I gjithë projekti parasheh transferimin e rreth 600 tonë materie të llojit të kantranit, duke përfshirë edhe mbetjet e lëngshme të kësaj materie. Sipas marrëveshjes, transferimi do t’u bëhet vetëm materieve të rrezikshme që vijnë nga fabrika e gasifikimit në KEK.

Transferimin e këtyre materieve do ta bëjë kompania greke Environment Protection Engeneering, që është e akredituar për eksportimin e mbeturinave të rrezikshme.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)