Suedia do të prodhojë makinën më të shpejtë në botë
Stokholm, 3 tetor - Themeluesi dhe pronari i kompanisë suedeze Koenigsegg, Christian von Koenigsegg, njoftoi se Hipercar One: 1 do të jetë e pajisur me motor me një kapacitet prej 1400 hp me një peshë prej 1400 kg.
Kështu, ajo do të jetë makina e parë e prodhuar me një raport të barabartë të peshës dhe fuqisë motorike.
Sipas Konigsegg, më parë disa prodhues kishin deklaruar krijimin e modeleve me një raport të ngjashëm, por duke marrë parasysh vetëm peshën e thatë të makinës, ndërsa Koenigsegg One: 1 u peshua jo vetëm e furnizuar me karburant dhe të gjitha lëngjet e nevojshme teknike, por edhe me një shofer në bord.
Makina e parë Koenigsegg One: 1 do të jetë gati në fund të këtij viti.