25 Dhjetor 2024

Suedezët të interesuar të investojnë në riciklimin e mbeturinave

Mitrovicë, 27 shkurt - Kompania suedeze “Enviropower Renevable” ka shprehur interesim për investime milionëshe në fushën e riciklimit të mbeturinave, përkatësisht në prodhimin e energjisë alternative në Mitrovicës.

Kjo u bë e ditur në një takim që pati kreu i Mitrovicës, Agim Bahtiri, me drejtorin e kompanisë “Enviropower Renevable”, Nail Williams.

Sipas investitorëve kjo fabrikë do të jetë e para e këtij lloji në Kosovë, funksionimi dhe puna e së cilës do të bazohen në praktikat më të mira të riciklimit si në Suedi dhe vende të tjera ku kjo kompani operon.

Me këtë rast, drejtori Williams ka shpalosur planin konkret para kryetarit Bahtiri, se si do funksionoj kjo fabrikë e poashtu edhe për rëndësinë që ka menaxhimi i mbeturinave në përgjithësi.

Ëilliams ka kërkuar nga autoritete komunale për ndarje të një parcele për ndërtimin e kësaj fabrike, sigurimin e mbeturinave si dhe marrëveshje për të bërë shitjen e energjisë që kjo kompani do të prodhojë.

“Ky është një projekt i një rëndësie të veçantë. Nga ju kryetar kërkoj që të ndahet një parcel e tokës për fabrikën, të kemi marrëveshje për shitje të energjisë, pasi ne do të prodhojmë energji, si dhe t`i kemi të siguruar mbeturinat për kompaninë tonë”, ka thënë Williams.
 
Ndërsa, Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, deklaroi se e mirëpret një investim të tillë. Ai tha se do të bëjë krejt çka është mundur që ky projekt të realizohet në Mitrovicë.

”Unë do të bëjë çka është e mundur që kjo fabrikë të ndërtohet, pasi kjo është në të mirë të gjithë qytetarëve të kësaj pjese. Unë ju them se do të analizoj në detaje projektin që sa më shpejt të jetë e mundur të fillojmë me procedurat e tjera. Sigurisht se shumë shpejt do t’i shqyrtojmë mundësit për plotësimin e kërkesave që keni ju si investitor”, ka thënë Bahtiri.
 
Ndryshe, sipas investitorëve në këtë fabrikë pritet të investohen rreth 36 milion dollarë, ku me plotësimin e kërkesave, siç janë toka, licenca, mbeturinat etj, komuna do të jetë hisedarë me një përqindje të profitit të përgjithshëm, përkatësisht po shqyrtohet mundësia e partneritetit publiko privat.

Ndërsa numri i punëtorëve që do të punësohen në këtë fabrikë do të jetë mbi 140 punëtorë, që sipas investitorit paga mesatare do të jetë rreth 500 euro.


  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)