Subaru me koncept të rrezikshëm
Gjenevë, 8 prill - Subaru ka prezantuar modelin koncept WRX, i cili në bazë të fotove merr një notë të lartë për stil dhe për pamjen sportive.
Edhe pse jo zyrtare, mësohet se motori i tij do të jetë 4 cilindrash turbo-boxer i cili do të jap 260 kuaj fuqi.
Sa i përket eksterierit, ai është tejet atraktiv, me vija sportive, fellne alumini tejet tërheqëse, maskë të bukur para, ndërsa një shpirt sportiv gjendet edhe në brendi, ku dallohen ulëset dhe timoni sportiv.
Më vonë mendohet të zhvillohet edhe koncepti më i fortë dhe më i shpejtë STI.