22 Dhjetor 2024

Studentët ja ndërruan pamjen kryeqytetit

Prishtinë, 26 mars - “Hartat informuese për trashëgimin kulturore të Prishtinës të vendosura në një kuti afër dy metra katrore pran  NEWBORN, mbi 40 shporta për mbeturina, një ulëse po ashtu e gjatë mbi dy metra  dhe mbi  30  semaforë ngjyrë portokalli të punuar prej plastike, disa pllakat  “gazeta urbane” dhe shume vizatime nëpër rruge si  “zgjeroni i trotuaret”, “mos hudhni mbeturina në gjelbërim”,  sot u vendosen në rrugët e qytetit të Prishtinës dhe në trolloin universitar pikërisht pran Bibliotekës Kombëtarë dhe Universitare të Kosovës (BKUK),   nga studentët e Departamentit të Arkitekturës në  Universitetit për Biznes  dhe Teknologji  (UBT) dhe studentët e Departamentit të Arkitekturës  të Universiteti i Innsbruck të Austrisë.

Departamenti i Arkitekturës në Universitetin për Biznes dhe Teknologji (UBT), në bashkëpunim me disa universitete partnere ndërkombëtare si në vitet e kaluara edhe në këtë vit  organizoi  Workshop  një javorë,  në të cilën përveç studentëve të UBT morën  pjesë edhe një numër mjaftë i mirë i  studentë nga këto universitete, sidomos nga Universiteti i Innsbruck në Austri.

Studentët  pasi bënë një vizitë  disa ditësh  nëpër Prishtinë sidomos nëpër objekte të trashëgimisë kulturore, dhe më pas i caktuan lokacionet,  dhanë ide  dhe erdhën   në përfundim për Hartat informuese për trashëgimin kulturore të Prishtinës të vendosura në një kuti afër dy metra katrore  pran NEWBORN, mbi 40 shporta për mbeturina, një ulëse po ashtu e gjatë mbi dy metra  dhe mbi  30  semaforë ngjyrë portokalli të punuar prej plastike, disa pllakat  “gazeta urbane” dhe shume vizatime nëpër rruge si  “zgjeroni i trotuare“mos hudhni mbeturina ne gjelbrim”, dhe lokacioni më i përshtatshëm për realizimin e projekteve ishte qendra e Prishtinës , veçanërisht në oborrin universitar dhe i BKUK-së .

Trafiku si një ndër problemet kyçe në Prishtinë

 Motoja “Tre, gati......Dhuro një semafor . Nisu !.... ishte motoja e projektit për semaforin me ngjyrë portokalli e vendosur në vendet ku mungon semaforët ekzistuese,
“ Jemi kthyer të kohët e mëhershme në Greqisë antike, njëri ndër tempujt Olimpia është ndërtuar prej drurit dhe kush ka pas pasuri në atë kohë i ka zëvendësuar shtyllat e drurit më të gurit, që të njëjtën ide e kemi zbatuar ne sot me këta semaforë simbolik, që bisnismenet vendorë   le ti zëvendësojnë me semaforë të përditshëm që mos te ketë probleme në komunikacion”, thonë studentët e projektit si Besnik Berisha, Manuel Vieider nga Austria, Adea Gashi, Arnisa Kryeziu dhe Taulanta Mjeku. 

Semaforët  u vendosen nëpër rrugët e kryeqytetit tonë , po ashtu sipas grupit në fjalë,  trotuare ekzistuese për këmbësore janë shumë të ngushta dhe popullata për ditë e me shumë po has në probleme.” Tretuari minimum duhet me qenë i gjanë 120 cm, e jo si trotuaret ekzistuese,  kjo moto i drejtohet Qeverisë së Republikës së Kosovës për rregullimin e trotuareve”.  Studentët vendosen edhe disa pllaka ku i bujane  “Gazeta urbane”. “I vendose ca te ashtuquajtura mure që do të shërbejnë për vendosjen e pllakave me tematikë të ndryshme, kjo shërben si një lloj gazete urbane ku të gjithë qytetarët do mund të informohen për ngjarjet që ndodhin në Prishtinë” thotë studentja  Adea Gashi, këto mure do vendosen në oborrin e BKUK-së. ky grup i përbërë prej studentëve si Besnik Berisha, Manuel Vieider nga Austria, Adea Gashi, Arnisa Kryeziu dhe Taulanta Mjeku .

Trashëgimia kulturore,  identitet për Prishtinën

Kurse grupi i dytë , “Identiteti i Prishtinës”, Pasi që Prishtina nuk ka identitet të vetin , ne kemi menduar që trashëgimia kulturore me identifiku Prishtinën dhe kemi vendosëm ta ndërtojmë një kuti informuese dy metra katrore e cila u vendos në qendër te Prishtinës afër Neë bornn-it dhe në atë kuti janë hartat e Prishtinës që vizitorët e huaj dhe qytetarët e Prishtinës të informohen më mirë rreth trashëgimisë kulturore të Prishtinës” than studentët projektit si Ilirian Bajraktari, Erleta Ismajli , Roman Strieder nga Austria dhe Njomzë Krasniqi. Per vendosjen e hartave informuese  është marrë leje nga komuna e Prishtinës.

Stop  mbeturinave vend e pa vend 

Po ashtu edhe më interesantë u paraqitë grupi i tretë të cilët kanë dizajnu një shportë për  mbeturinave dhe mbi 40 shporta i vendosë në një zonë më të frekuentuar të qytetarëve të Prishtinës prej BKUK deri te Pallati i rinisë, ne këtë projekt morën pjesë si Eva Niederkofler, studente nga Austria  Labinot Mehmeti, Arbër Maliqaj dhe  Ardora Bucku

“Ideja jonë ka qenë që prej një gjëje të thjeshtë të krijojmë diçka për të mirën e qytetarëve të Prishtinës, ku siç dim njëri ndër problemet e shumta është papastërtia dhe hudhja e mbeturianeve ven e pa vend . Ky projekt i yni nuk ka qëllim zgjidhjen e problemet te papastërtisë por më shumë ka të bëjë me vetëdijesimin e qytartë të Prishtinës “ than studentet në fjalë.

Ulëse relaksuese  për studentët e Universitetit të Prishtinës

Po ashtu edhe grupi i katërt e dha idenë shumë interesante për një  “Ulëse relaksuese”. “ Një ulëse për disa persona  u vendoset në oborrin e BKUK-së me qëllim relaksimi të studentëve , sepse ulëset te cilat janë për momentin janë demode dhe nuk janë komode për studentët të cilët kanë nevojë të pushojnë pas leximit  dhe vendosem ta vendosim një ulëse relaksuese” tha Nora Shabani ,  Bruno Notdvrfter, Arta Qorri Agnesa Kastrati dhe Fjona Dallxhiu.

Udhëheqësi i Departamentit te Arkitekturës, prof Binak Beqaj, e vlerësoj si mjafte te suksesshme ketë iniciative tanimë tradicionale te bashkëpunimit me Universitete te jashtme, sepse përmes organizimeve te tilla ate Workshopeve dhe seminareve arrihet qe studentet tanë te shkëmbejnë ide ne lidhje me vizionet dhe përvojat e tyre për trajtimin e ceshtjeve urbane ne kuadër te një planifikimi dhe zhvillimi më të mirë të hapësirave urbane dhe funksionalizimit të saj për nevojat e qytetareve, në këtë rast të Prishtinës. Iniciativa te tilla do te organizohen edhe me tutje edhe me Universitete tjera ne vitet e ardhshme.

Workshopin e udhëhoqën dy profesorët  e departamentit në fjalë si prof. Ursula Faix dhe prof. Binak Beqaj dhe  profesoresha mysafire nga Austria Markit Shoshan. Ky aktivitet përkrahet nga Bundesministeriun fur Wssenschaft und Forschung (BMËF) dhe nga Universiteti për Biznes dhe Teknologji (UBT). Workshopi u mbajt në UBT,  filloj punimet më 22.03.2010 dhe përfunduan sot.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)