Standarde të rrepta për prodhuesit e biokarburantit në BE
Bruksel, 12 qershor - Bashkimi Evropian vendosi standarde më të rrepta për biokarburant, me të cilat nga prodhuesit kërkohet të plotësojnë kritere të ashpra që të mund të tregtojnë me prodhimet e tyre, transmeton Beta.
Komisari evropian për energji Ginter Etinger, vlerësoi se është vendosur regjimi më i ashpër për vërtetim në botë me çka do të sigurohet se biokarburanti i plotëson standardet më të larta ekologjike.
Në këtë mënyrë prodhuesit e biokarburantit në të ardhmen doemos do të duhet të dëshmojnë se në atmosferë nuk emetojnë gazra që shkaktojnë efekte të kopshtit të qelqtë ose shkatërrojnë pyje.
Standardet e vendosura filojnë të zbatohen menjëherë, transmeton Beta.