25 Dhjetor 2024

Stafi i ujësjellësve të Kosovës trajnohet në Japoni

Prishtinë, 14 nëntor - Drejtues të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik kanë pritur grupin e parë të Stafit  profesional të ujësjellësve të Kosovës të trajnuar në Japoni mbi trajtimin e ujërave të zeza, ku të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit e Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA), e cila ka mbështetur këtë projekt.

Trajnimi është organizuar në kuadër të bashkëpunimit të MZHE-së dhe JICA-s me financimin e Qeverise Japoneze, ndërsa është zhvilluar në Kitakyushu të Japonisë nga 17 tetor deri me 01 nëntor 2013.

Kuadri profesional i trajnuar mbi trajtimin e ujërave të zeza do të ndajë eksperiencën dhe njohuritë e marra në këtë trajnim përmes prezantimeve para stafit tjetër të gjithë ujësjellësve të Kosovës dhe akterëve tjerë të sektorit të ujërave.

Trajnimi i ngjashëm do të vazhdojë edhe me dy grupe tjera në dy vitet e ardhshme.

Trajtimi i ujërave të zeza është një nga standardet mjedisore evropiane që Kosova ka filluar t’i përmbush me funksionimin e Impiantit të trajtimit të ujërave në Skënderaj dhe fillimin e ndërtimit të Impiantit të trajtimit të ujërave të zeza në Prizren, ndërsa shumë shpejt do të fillohet edhe me investimet në Impiante në Gjakovë dhe Pejë.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)