25 Dhjetor 2024

Sot protestojnë ndërtimtarët dhe prodhuesit e materialeve ndërtimore

Prishtinë, 23 prill - Këshilli Organizativ i Protestës së Ndërtimtarëve dhe Prodhuesve të Materialeve Ndërtimore ka paralajmruar për sot një protestë në të cilën do të kërkohet shkarkimi i Drejtorit të Urbanizmit, Liburn Aliu.

Marshi i makinerisë motorike të protestës, do të tubohen tek rrethi i spitalit afër Hotel Victory, për të vazhduar më pastaj drejt Komunës së Prishtinës.

Ndërkaq në Sheshin “Skënderbeu”, mblidhen menaxherët dhe punëtorët e bizneseve të ndërtimtarisë, zejtarë, e të tjerë të cilët kanë konfirmuar pjesëmarrjen në këtë protestë paqësore.

Para Komunës së Prishtinës do të ketë një ndalesë prej 30 minutash, në të cilën do të shtrohen edhe kërkesat e Ndërtimtarëve dhe Prodhuesve të Materialeve Ndërtimore, si dhe do të ketë një aksion simbolik.

Më pas marshi i protestuesve do të vazhdoj tek objekti i ri i Komunës së Prishtinës, përkatësisht tek Drejtoria e Urbanizmit dhe Kadastrit, edhe aty do të ketë fjalime.

Kërkesat e kësaj protestë tashmë janë të qarta, dhe kërkohet shkarkimi i Drejtorit të Urbanizmit, z. Liburn Aliut, si dhe të shefit të sektorit të Ndërtimeve, z. Ergyn Hajredinaj.

Këta dy zyrtarë konsiderohen si fajtorët kryesorë të cilët kanë penguar zhvillimin e bizneseve. Shoqata e Ndërtimtarëve dhe Prodhuesve të Materialeve Ndërtimore, kërkon respektimin e ligjit të ndërtimit i cili është në fuqi, si dhe të respektohen të drejtat e këtyre bizneseve dhe të mos zvarriten me muaj e vite dhëniet e lejeve, gjithashtu të mos ketë kërkesa të jashtligjshme nga Komuna e Prishtinës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)