Sot priten reduktime të ujit për zonat që furnizohen nga Batllava
Prishtinë, 12 mars - Kompania e Ujësjellësit Rajonal Prishtina ka njoftuar konsumatorët se sot zonat të cilat furnizohen nga liqeni i Batllavës, gjatë ditës do të përballen me reduktime të furnizimit me ujë të pijshëm.
E gjithë kjo sipas KUR "Prishtina" pasi do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në Batllavë dhe Albanik, Stacionin e pompimit në Besi, Kodrën e Trimave si dhe në Fabrikën e re në Shkabaj.
Kjo ndërprerje e energjisë elektike është për shkak të punimeve të planifikura, sipas njoftimit që kemi marrë nga KOSTT.