22 Dhjetor 2024

Sot do të punohet në gypin e ujit në Fushë Kosovë

Fushë Kosovë, 22 mars - Përveç aktiviteteve të ndryshme në Republikën e Kosovës me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Ujit, Kompania Rajonale e Ujësjellësit 'Prishtina' nuk do e ndal punën, gjithnjë në shërbim të konsumatorëve të saj.

Ujësjellësit 'Prishtina' ka njoftuar konsumatorët e Fushë Kosovës se, gjatë ditës së sotme do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm duke filluar nga ora 09.00 deri në ora 15.00.

Ndërprerja e ujit në Fushë Kosovë do të bëhet  për  shkak të punimeve teknike në kyçjen e gypit me diametër fi 600 mm nga Operatori 'Alfa i'.

Këto punime po zhvillohen në kuadër të investimeve në infrastrukturën e rrjetit të ujësjellësit, për një jetë më të mirë e më të lehtë për të gjithë qytetarët.

Ua kujtojmë se një pjesë e qytetit të  Fushë Kosovës deri më tash, nuk janë furnizuar me ujë të pijshëm 24 h pa ndërprerë.

Muaji maj 2019 do të jetë muaji i zgjidhjes përfundimtare të furnizimit me ujë të pijshëm për të gjithë qytetarët e Fushë Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)