Sony shkurton 10 mijë vende pune
Seul, 12 prill - Sony tha se do të shkurtojë 10 mijë vende pune, ose 6 për qind të forcës punëtore globale të kompanisë.
Shkurtimet do të ndodhin brenda 12 muajve të ardhshëm, meqë kompania ka pësuar humbje të mëdha.
Masa është pjesë e riorganizimit të madh të Sony-t që ka thënë se do të fokusohet në tri fusha- imazhet digjitale, video-lojërat dhe telefonat celularë.
Të martën, Sony parashikoi një humbje vjetore prej 6.4 miliardë dollarësh, që është dyfishi i vlerësimit të mëhershëm.
Sony është në konkurrencë në biznesin e televizorëve me Samsungun e Koresë Jugore dhe LG-në, ndërsa Apple i ka sfiduar këto kompani në garën e telefonave.
Prodhuesi japonez i televizorëve Sharp pritet të ketë një humbje vjetore prej 4.7 miliardë dollarësh këtë vit.