Sony pas një viti do të ndalojë shitjen e disketave
SHBA, 29 prill - Gjiganti elektronik Sony sinjalizon fundin e përdorimit të disketës.
Sony ka paralajmëruar se duke filluar nga marsi i vitit 2011, do të ndërpresë prodhimin dhe shitjen e disketës, e cila ishte zbuluar para rreth 30 vjetëve.
Në fillim të këtij viti Sony ndaloi së shituri disketat në shumicën e dyqaneve ndërkombëtarë për shkak të kërkesës së zbehur dhe konkurrencës nga formatet e tjerë të ruajtjes.
Vdekja e ngadaltë e disketës apo floppy disk filloi në vitit 1998, kur Apple vendosi të mos përfshinte fole diskete në kompjuterin e tij iMac G3.
Që prej atëherë firma të ndryshme ndaluan së mbështeturi disketat, përfshirë gjigandin e kompjuterëve Dell në 2003.
Dyqani kompjuterik PC World ndaloi së shituri ato në 2007. Pavarësisht, Sony vazhdoi të shiste disketa, dhe vazhdon ti transportojë ato në miliona.
Tani, firma e cila pretendon se ka prodhuar disketat e para 3.5 inç (9 cm) në 1981 ka vendosur të ndalojë shitjet përfundimisht e përballur nga konkurrenca e ruajtjes në-linjë dhe memorieve portative USB.