Sony me humbje të mëdha
Seul, 2 nëntor - Gjigandi aziatik i teknologjisë, Sony parashikon një humbje prej 1.2 miliard dollarësh.
Shumë faktorë ekonomiko-politikë ka ndikuar në një defiçit kaq të thellë për kompaninë lider në botë
Monedha japoneze fortë, përmbytjet e fundit në Tajlandë dhe rënia e fuqisë blerëse për televizorët janë arsyet kryesore. Por edhe sulmet e shpeshta të hakerave në internet.
Sony nuk është e vetmja kompani japoneze që pësoi humbje këtë vit. Edhe gjaigandët e tjerë Honda, Panasonic dhe Nintendo kanë reklamuar humbje të mëdha, raporton agjensia ndërkombëtare e lajmeve Reuters.