Sofja do të paguajë 4,8 milionë euro për naftësjellësin
Sofje, 27 korrik - Bullgaria u pajtua të paguajë 4,88 milionë euro për naftësjellësin Burgas-Aleksandropolis, deklaroi për RIA Novosti zëvendës kryetari i Transneft, Mihail Barkov.
Siç shkruan Bgnes, Barkovi ka marrë pjesë në bisedimet me zëvendës kryeministrin dhe ministrin e Financave, Simeon Xhankov që u mbajtën në Sofje më 22-23.
Është arritur mirëkuptim i ndërsjellë për pagesën e borxhit për projektin me vlerë prej 4,88 milionë eurove, pasi që shteti bullgar pranoi se ekziston një borxh i tillë nga ana e saj që duhet të paguhet, shtoi ai.
Barkov tha se bisedimet janë të mira dhe konstruktive, duke shtuar se Bullgaria merr përsipër përgjegjësinë për pjesëmarrjen e saj në projektin.