22 Dhjetor 2024

Smart i ri me katër dyer

Shtutgart, 16 tetor - Smart-i i kaluar i konceptit të njëjtë, me dy palë dyer, nuk ishte i suksesshëm në treg dhe prodhimi i tij ishte shuar në heshtje.

Askush nuk ishte ankuar për këtë, sepse Smart ishte tepër i shtrenjtë dhe nuk ofronte asgjë të veçantë për ta arsyetuar çmimin.

Por tani arrin lajmi se Mercedes-Benz në tremujorin e fundit të vitit të ardhshëm, në treg sërish do ta lanson Smart-in me katër dyer, i cili vjen me platformën e modelit Nissan Micra.

Për momentin nuk ka të dhëna rreth motorëve, teknologjisë dhe as brendisë së kësaj veture, edhe pse thuhet se do të ketë befasi të këndshme. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)