Siri, humbjet e prodhimit të naftës arrijnë në 17 miliardë dollarë
Damask, 13 nëntor - Humbjet në sektorin e prodhimit të naftës arritën në më shumë se 17 miliardë dollarë në Siri, e cila po përjeton një konflikt vdekjeprurës që prej 31 muajsh, njoftoi një e përditshme qeveritare siriane.
\"Humbjet e drejtpërdrejta e jo të drejtpërdrejta arrijnë në rreth 17,768 miliardë dollarë\", bëri të ditur e përditshmja siriane \"Techrine\" duke cituar kompaninë siriane të prodhimit të naftës.
Humbjet e drejtpërdrejta arrijnë në 2,4 miliardë dollarë ndërkohë që mungesa e fitimit si pasojë e uljes së prodhimit dhe pamundësisë së transportimit, arriti në 15,3 miliardë dollarë.
Më gusht, autoritetet siriane shpallën subvencionimin e sektorit të prodhimit të naftës me më shumë se 560 milionë dollarë përgjatë gjashtë muajve të fundit.