24 Dhjetor 2024

Sigurohet uji i pijshëm në Klinë

Prishtinë, 25 korrik - Zëvendësministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala dhe kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota, u pajtuan për bashkëfinancimin e projekteve që kanë për qëllim përmirësimin e gjendjes mjedisore, kryesisht në fushën e ujërave në komunën e Klinës.

Me këtë memorandum, Komuna e Klinës do të asistohet financiarisht nga MMPH për dy projekte konkrete ujore.

Për projektin për ndërtimin e fabrikës për sigurimin e ujit të pijshëm në Klinë, Ministria e Mjedisit ka ndarë 300.000 euro, ndërkaq 100.000 euro te tjera janë ndarë për ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit në fshatërat e Komunës së Klinës.

Zëvendësministri Shala dhe Kryetari Bashota gjithashtu u dakorduan që për sigurimin e mbarëvajtjes dhe transparencës së projektit të themelojnë Këshillin Drejtues të Projektit që ka për detyrë zhvillimin e projektit në tërësi sipas dokumentacionit teknik si dhe monitorimin e kualtetit të shërbimeve të ndërmarrjes mbikqyrëse të punimeve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)