Shtyhet prodhimi i gjeneratës së dytë të Audi A2
Frankfurt, 11 janar - Gjenerata e dytë e modelit jo edhe aq të popullarizuar Audi A2, është dashur të paraqitet në treg më 2015 dhe në këtë model është dashur të aplikohet teknologjia hibride plug-in, por tani këto plane janë anuluar dhe tani për tani nuk dihen arsyet.
Ky koncept ishte prezantuar qysh në vitin 2011 dhe bateria e tij me një të mbushur do të siguronte vozitje të pavarur deri në 200 km, derisa shpejtësinë nga 0 në 100 km/h, do ta arrinte për vetëm 9.3 sekonda.
Se a do ta marrë ndonjëherë dritën jeshile ky model, pritet të shihet në të ardhmen.