24 Dhjetor 2024

Shqipëri, bllokimi i rafinerive, një mijë punëtorë në protestë

Tiranë, 16 korrik - Rreth 1000 punonjës të Fierit dhe të Ballshit po protestojnë për bllokimin e rafinerive të naftës nga hetimi tatimor.

Punonjësit janë mbledhur para Kombinatit të Përpunimit të Thellë të Naftës (KPTHN) në Ballsh dhe i bëjnë thirrje instancave të larta shtetërore që të zhbllokojnë menjëherë situatën.

Punonjësit bënë me dije se janë autobotet me bitium janë bllokuar pa urdhër dhe prej 4 ditësh puna në rafineri është pezulluar.

Froca të shumta policie formuan dy kordone për të penguar punonjësit, ndërkohë që autoritete rafinerisë u shprehën se në rast se kjo situatë vijon autobotet rrezikojnë të shpërthejnë.

Pjesëmarrësit në tubim kërcënuan se në rast se ky problem nuk do të zgjidhet, atëherë ato përshkallëzojnë protestat.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)