Shpërthen gyp i ujit, mbesin pa ujë lagjet Arbëria, Lakërishte dhe Dardania
Prishtinë, 15 qershor - Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se para pak çastesh ka shpërthyer një gyp i ujit me diametër fi 200 mm, te rruga e "Tiranës" që lidhet me rrugën e UÇK -së në Prishtinë, në afërsi të hekurudhës.
Ekipet e operimit dhe mirëmbajtjes kanë dalë në vendin e ngjarjes, fillimisht për ta ndërprerë ujin, me qëllim sanimin e gypit.
Pa furnizim me ujë, deri në sanimin e gypit do të mbesin zonat: Një pjesë e lagjes Arbëria deri te komuna e re e Prishtinës, lagjja Lakrishte dhe një pjesë e lagjes Dardania, në Prishtinë.
Dëmtimi është i madh.