Shkoda me model të ri
Pragë, 11 dhjetor - Prodhuesi më i njohur çek i automobilave Shkoda auto është duke përgatitur makinë të re të qytetit, më të madhe se modeli aktual, Yeti.
Fabrika në Mlada Boleslav zhvillimin e tij tashmë do ta nisë, kështu që në treg do të duhet të paraqitej më së voni edhe për pesë vjet, i tha edicionit çek të revistës Forbs, drejtori i përgjithshëm i firmës, Winfried Vahland.
Vetura sipas tij do të duhet të konkurronte me veturat sikur që është për shembull Kia Sorento, e cila është për gjysmë metër më e gjatë se Skoda Yeti, ndërsa në versionin bazë kushton 23.500 euro.
Fabrika më e madhe çeke edhe më herët njoftoi që deri në vitin 2018 planifikon që të rrisë shitjen në 1.5 milionë makina në vjet. Në nëntë muajt e parë të këtij viti janë shitur 741.800 automobila. Në të njëjtën kohë prezantoi edhe dy makina të reja.
Në fabrikën indiane në Pune më 9 tetor filloi me prodhimin serik të limuzinës së re kompakte asaj Rapid. Në muajin nëntor filloi edhe me shitjen e makinës së vogël asaj Citigo, e cila makinë prodhohet në fabrikën në Bratisllavë.
Fabrika e njohur në Mlada Boleslav deri më tani është duke prodhuar shtatë modele. Përkrah dy novitete të sivjetme në këtë fabrikë prodhohen edhe Octavia, Fabia, Roomster, limuzina Superb dhe makina e terrenit Yeti, njoftuan mediet çeke.