26 Dhjetor 2024

Shkoda Fabia e re 17 për qind më ekonomik

Pragë, 10 gusht - Prodhuesi çek sjell detaje të reja për brezin e tretë të modelit Fabia, që plotëson standardet e Euro 6.

Oferta do të përfshijë katër motorët me benzinë. Modeli bazë do të mundësohet nga një motor MPI tre-cilindërsh dhe 1.0-litërsh me injeksion të drejtpërdrejtë.

Përveç asaj, konsumatorët do të kenë mundësinë të zgjedhin midis tre motorëve TSI katër-cilindërsh dhe 1.2-litërsh me 60 dhe 110 kuajfuqi.

Fillimisht në dispozicion do të jenë dy motora nafte 1.4-litërsh TDI me injeksion të drejtpërdrejtë, në versionet me 75 dhe 105 kuajfuqi.

Deri në fund të vitit 2015, në shitje do të jetë edhe versioni “GreenLine” me motor TDI 1.4 litërsh dhe 75 kuajfuqi, me sistemin stop-start, me teknologjinë që shfrytëzon një pjesë të energjisë kinetike dhe me goma me rezistencë të ulët për kodrina.

Ky model do të ketë gjithashtu aerodinamikën e sofistikuar, i cili do të shpenzojë mesatarisht 3.1 litra në 100 km dhe do të lirojë 82 g/km dyoksid të karbonit.

Skoda ka njoftuar se Fabia e re do të peshojë 65 kg më pak sesa modeli aktual. Versioni themelor i motorit 1.0 MPI do të peshojë 980 kg.

Skoda Fabia gjatë vitit të ardhshëm pritet të ketë premierën e tij botërore në sallonin e veturave në Paris, ndërsa në shitje pritet të dalë në fund të këtij viti dhe në fillim të vitit të ardhshëm. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)