Shitja evropiane e automjeteve zvogëlohët për 6,2 për qind
Paris , 17 korrik - Kompanitë e mëdha të automobilave, siç janë Fiat, Ford dhe Tojota, tashmë tre muaj me radhe, e kryesojnë listën e të falimenturave të goditur nga rënia e shitjes evropiane të automobilave, pasi që qeveritë e anëtareve të BE-së i pezulluan masat për stimulim të furnizimit të automjeteve të reja, kumtoi Shoqata e prodhuesve evropianë të automjeteve. (EAMA).
Regjistrimi i automobilave të rinj në qershor është zvogëluar për 6,2 për qind në 1,38 milionë në krahasim me muajin e njëjtë vitin e kaluar, ndërsa dërgesat në tremujorin e parë të këtij viti janë rritur në 0,6 për qind në 7,5 milionë automjete.
Kërkesa evropiane filloi të bie pasi që qeveritë e vendeve-anëtare të BE-së i shfuqizuan ose i zvogëluan subvencionet për blerje të automjeteve të reja, të vendosura vitin e kaluar që ti ndihmohet industrisë së automobilave në periudhën e krizës ekonomike, thuhet në kumtesën e EAMA dhe shtohet se mes auto-shtëpive gjigante rënie më të madhe të shitjes prej 20 përqindëve ka shënuar Fiat-i italian. Regjistrimet e modeleve të Fordi-it janë zvogëluar për 15 për qind, ndërsa të Tojota-s për 12 për qind.
Ulje më të madhe të shitjes në nivel vjetor është shënuar në Gjermani dhe Itali, qeveritë e të cilave kanë hequr dorë nga masat për stimulim të furnizimit të automjeteve të reja sipas sistemit e vjetër për të re.
Në Gjermani, e cila vitin e kaluar siguronte më shumë subvencione nga të gjitha vendet në rajon, dërgesat në qershor janë zvogëluar për një të tretën e rreth 289.000 automjeteve.
Për zvogëlimin e shitjes të automobilave në Gjermani më shumë kontribuoi Walksvagen, dërgesat e s cilës në qershor janë zvogëluar për 8,1 për qind, ndërsa në Itali rënie më të madhe vërejti Fiat-i me 19 për qind.
Kërkesa franceze e automobilave të rinj është zvogëluar për 1,3 për qind në qershor, kur dërgesat e prodhuesit më të madh francez të autom jeteve Pezho-Citroen kan rënë për pesë për qind në krahasim me muajin e njëjtë.
Rivali më i madh i pezho-Citroen, Reno arriti ti rrisë dërgesat për 3,8 për qind, para se gjithash falë shitjes së mirë të modeleve të lira në filialin e tij rumun Daçia, dërgesat e së cilës janë rritur për 7,9 për qind.
Ekspertët e Reno-s vlerësojnë se tregu evropian i automobilave këtë vit do të shënojë rënie mes shtatë dhe nëntë për qind, që është për një për qind më pak në krahasim me parashikimet në shkurt të vitit 2010.