Shembet ndërtesa, 2 të plagosur
Prishtinë, 10 qershor - Një ndërtesë është shembur mëngjesin e së martës në lagjen Arbëria të Prishtinës, ku si pasojë dy punëtorë kanë të mbetur të plagosur.
Lajmin e konfirmoi për Top Channel zëdhënësja e Policisë rajonale të Prishtinës, Florie Ahmeti, e cila tha se godina ishte në ndërtim e sipër.
Rreth orës 08:55, policia e Kosovës është njoftuar për shembjen e një lokali. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe dy punëtorët e lënduar janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare për trajtim, tha Ahmeti.
Bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes janë inspektorët e punës dhe inspektorët e ndërtimit, për të parë se çfarë e shkaktoi shembjen e ndërtesës.