21 Dhjetor 2024

Shell shënoi rënie të fitimeve me 71 për qind

Amsterdam, 4 shkurt - Kompania mbretërore holandeze "Shell" ka njoftuar se ka shënuar rënie të fitimeve me 71 për qind nga viti në vit në 4.8 miliardë dollarë në vitin 2020.

Fitimet e kompanisë në tremujorin e katërt shënuan rënie me 87 për qind nga një vit më parë për shkak të konsumit të dobët të energjisë për shkak të pandemisë.

Kompania gjithashtu nënvizoi se çmimet e gazit të lëngshëm natyror (LNG) ishin dukshëm më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2020.

"2020 ishte një vit i jashtëzakonshëm. Ne ndërmorëm veprime të vështira por vendimtare dhe kemi demonstruar shpërndarje operative mjaft elastike duke u kujdesur për njerëzit, klientët dhe komunitetet tona", deklaroi Ben van Beurden, drejtor i përgjithshëm i "Shell"-it.

"Ne do të dalim nga 2020 me një bilanc më të fortë, të gatshëm për të përshpejtuar strategjinë tonë dhe të krijojmë të ardhmen e energjisë. Jemi të përkushtuar në politikën tonë progresive të dividentit dhe presim që të rrisim dividentin tonë të dollarit amerikan për aksion me rreth 4 për qind nga tremujori i parë i vitit 2021", tha Beurden.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)