25 Dhjetor 2024

SHBA: Volkswagen ka shkelur ligjin amerikan

Frankfurt, 22 shtator - Aksionet e kompanisë gjermane të makinave Volkswagen ranë mbi 13%, disa minuta pas hapjes së bursës së Frankfurtit.

Rënia pasoi njoftimet se shumë nga makinat me naftë që ka shitur Volkswagen në Shtetet e Bashkuara kanë programe kompiuterike që falsifikojnë të dhënat për gazet ndotëse të makinës.

Rënia në bursë vazhdoi deri para drekës, duke shkaktuar një zbritje prej 20% të çmimit të aksioneve.

Goditja e aksioneve të Volkswagenit ndodh pasi shefi ekzekutiv I kompanisë Martin Winterkorn kërkoi ndjesë për shkeljen e besimit të klientëve, duke thënë se kompania do të tregohet plotësisht e hapur në hetimet që do të zhvillohen për këtë çështje.

Shitjet e disa makinave me naftë të markës Volkswagen janë pezulluar në Shtetet e Bashkuara.

Të premten Agjencia Amerikane për Mbrojtjen e Mjedisit dha urdhër për tërheqjen nga tregu të afro 500 mijë makinave që shkelnin qëllimisht ligjin për pastërtinë e ajrit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)