SHBA: Toyota paguan gjoba të reja
SHBA, 21 dhjetor - Kompania Toyota është dakorduar ti paguajë 32.4 milionë dollarë gjobë Shteteve të Bashkuara, për ti zgjidhur hetimet lidhur me dy probleme teknike që u paraqitën tek makinat që u tërhoqën nga tregu.
Dënimet e reja e çojnë në 48.8 milionë dollarë gjobën e përgjithshme që Toyota e ka paguar këtë vit për tërheqjen e automjeteve.
Toyota tërhoqi nga tregu rreth 10 milionë makina në botë nga fundi i 2009 dhe fillimi i 2010, për shkak të problemeve me pedalen e gazit.