SHBA, shkencëtarët krijojnë supermetalin
New York, 11 janar - Shkencëtarët amerikanë kanë krijuar një supermetal të ri, që konsiderohet si objekti më rezistent në botë.
Metali në fjalë përbëhet 90 për qind me paladium, 3 për qind argjend dhe pjesa tjetër metal i tipit germanium, silikon dhe fosfor.
Sipas revistës Nature Material, e cila ka publikuar kërkimin, objekti kombinon dy elementë: forcën ekstreme dhe rezistencën e jashtëzakonshme.
Kostoja e lartë e paladiumit e bën supermetalin të vështirë për përdorim dhe dyshohet se fillimisht ai do të përdoret për qëllime mjekësore, duke zëvendësuar kockat e thyera.