SHBA, shemben dy ndërtesa si pasojë e një rrjedhjeje gazi
New York, 13 mars - Dy ndërtesa rezidenciale janë shembur të mërkurën nga një shpërthim i shkaktuar nga një rrjedhje gazi në New York, në lagjen e East Harlem, ku dy persona kanë humbur jetën dy persona dhe rreth 20 të tjerë janë plagosur.
Paraditen e të mërkurës, rreth orës 09:30 (13:30 GMT), ka ndodhur një shpërthim i fortë që ka shembur dy ndërtesa dhe një rrjedhje gazi është shkaku i ngjarjes, deklaroi kryebashkiaku i Nju-Jork, Bill de Blasio, gjatë një konference shtypi në vendngjarje, në veri të Manhatanit.
Bashkia ka konfirmuar bilancin e publikuar nga organet policore, sipas të cilave të paktën dy gra kanë humbur jetën dhe të paktën 18 të tjera janë plagosur si pasojë e shpërthimit të ndodhur në kryqëzimin mes 116 Street dhe Park Avenue.
Po vazhdojmë kërkimet për personat të cilët rezultojnë të zhdukur, sepse deri tani rezultojnë të zhdukur një numër i lartë individësh, theksoi ai.
Kjo është një tragjedi e rëndë dhe është më se e qartë që të gjitha përpjekjet tona janë përqendruar në kërkimet për rikuperimin e secilit prej personave të zhdukur, u shpreh De Blasio, ku veçoi se 250 zjarrfikës po operojnë për të shuar flakët dhe kanë nisur kërkimet përmes për të mbijetuar nën rrënoja.
Të gjithë trenat në nisje dhe me destinacion terminalin Grand Central, që ndodhet në afërsi të vendit të shpërthimit, janë pezulluar deri në një urdhër të dytë, bënë të ditur burime zyrtare.
Banorët e qytetit të Nju Jorkut jetojnë me shqetësimin alarmant të shpërthimeve që nga koha e atentateve të 11 shtatorit të vitit 2001, kur u goditën dy Kullat Binjake të Qendrës Botërore të Tregtisë, ku mbetën të vdekur 3 000 persona.
Sipas Bashkisë, i vetmi sinjal rreziku u dha rreth 15 minuta para shpërthimit, teksa një rrjedhje gazi u njoftua në zyrat e Con Edison, operatori i furnizimit me gaz.
Pak më parë, një zëdhënës i kompanisë së furnizimit me gaz dhe energji elektrike Con Edison konfirmoi se kishte marrë një njoftim se tek një nga ndërtesat në fjalë kishte gjasa për një rrjedhje gazi.
Një banor njoftoi se kishte ndjerë erë gazi në njërën prej ndërtesave të ndodhura në 1652 Park Avenue, por ishte shprehur se ndoshta aroma e gazit mund të vinte edhe nga jashtë ndërtesës, theksoi zëdhënësi, Bob McGee.