22 Dhjetor 2024

SHBA: Rritet numri i shitjes së makinave gjatë muajit shkurt

Detroid, 8 mars - Shkurti ishte muaji më i mirë për pikat e shitjes së makinave që nga gushti i vitit 2009 kur një program qeveritar lehtësues i dha një shtytje të nevojshme industrisë së makinave.

Analisti i industrisë së makinave Xheorxh Maliano thotë se shitjet e makinave janë rritur 27 përqind në shkurt, duke i kaluar të gjitha parashikimet mbi volumin e shitjeve për muajin e kaluar.

“Kjo rritje po ndodh me më pak nxitje, me çmime më të mira, dhe me transaksione me shuma më të larta. Koleksioni i makinave është më i mirë. Njerëzit po blejnë modelet më të mira të makinave.” - thotë ai

Kompania General Motors, e cila shpëtoi nga falimentimi vitin e kaluar, ka patur 46 përqind rritje të biznesit. Kurse kompania Toyota, e cila u godit rëndë nga defektet masive vitin e kaluar, shënoi një rritje prej 42 përqindësh.

Kompania Ford, e vetmja kompani amerikane e cila ka refuzuar marrjen e ndihmës nga qeveria, ka patur fitime prej 14 përqind, kurse Chrysler ka shënuar rritje prej 13 përqind.

Analisti i shitjeve në kompaninë Ford, Xhorxh Pipas thotë se rritja e vetëbesimit të konsumatorëve dhe rritja e kërkesave ka ndikuar në rritjen e fitimeve.

“Për dy vitet e fundit shumë konsumatorë e kanë shtyrë blerjen e makinave. Makinat në qarkullim kanë arritur një moshë mesatare 10 vjeçare, dhe kjo është shifra më e lartë deri tani. Tani kemi filluar të shohim zëvendësimin e këtyre makinave me makina të reja.”

Por fitimet mund të jenë të përkohshme. Invesitorët frikësohen se rritja e çmimit të naftës për shkak të krizës në Libi mund të dëmtojë rimëkëmbjen ekonomike, duke i lënë konsumatorët me më pak para për të shpenzuar për blerjen e makinave. Analisti Xheorxh Maliano nuk është dakord me këtë mendim. Ai thotë:

“Me rritjen e çmimit të karburantit, disa njerëz mund të vendosin për të blerë makina që djegin më pak karburant, dhe nuk flas për makinat hibride apo makinat elektrike, por makinat me karburant të cilat shpenzojnë 25 deri 35 përqind më pak karburant se sa makinat që janë prodhuar para tre ose katër viteve.”

Drejtorët ekzekutiv të kompanive të makinave thonë se çmimet e ulta të marrjes me qera dhe lehtësia e marrjes së kredive po ndihmon rritjen e industrisë së makinave.

Në bazë të të dhënave të muajit të kaluar, totali i shitjeve të makinave në Shtetet e Bashkuara këtë vit, mund të kalojë shifrën e 13 milionë makinave.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)