23 Dhjetor 2024

SHBA rrit prodhimin e naftës

New York, 9 janar - Prodhimi i naftës i Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të rritet me 25% deri në fund të 2014-s, duke arritur nivelin më të lartë të shfrytëzimit të rezervave kombëtare në 26 vjet, raportuan të mërkurën mediat amerikane.

Sipas “CNN”, ky vendim për rritjen e prodhimit lidhet me zbulimin e sasive të reja të mëdha të naftës së fundmi.

Si rrjedhojë e rritjes së prodhimit të SHBA-së, Administrata Amerikane e Energjisë parashikoi që çmimi global të ulet nga 112 dollarë për fuçi në 99 dollarë pas një viti.

Ndonëse sasia shtesë e naftës nuk do të ndikojë për të shndërruar SHBA-në në një vend eksportues, kërkesa e ekonomisë më të madhe të botës për naftë të huaj do të pësojë një rënie drastike, duke influencuar tregun.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës importonin 12,5 milionë fuçi naftë në ditë në vitin 2005, ndërsa në 2014-n, pritet që ky numër të reduktohet në vetëm gjashtë milionë fuçi në ditë.

Ndërkohë, prodhimi vendas, në nivelin e 6,4 milionë fuçive ne dite një vit më parë, do të rritet në 7,9 milionë fuçi në vitin e ardhshëm, niveli më i lartë që prej vitit 1988.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)