SHBA, rezervat e sigurta të naftës arrijnë mbi 36 miliard fuçi
Washington, 6 dhjetor - Rezervat e sigurta të naftës dhe gazit natyror në SHBA kanë shënuar rritje për të pestin vit radhazi.
Rezervat e sigurta arritën në 36.5 miliardë fuçi, një rritje prej 9.3 për qind nga viti paraardhës.
Shumica e rezervave të reja, rreth 5 miliardë fuçi, erdhën nga zgjerimi i fushave aktuale të naftës.
Teksasi, Dakota e Veriut dhe Gulf i Meksikës janë 3 vendet ku janë bërë zbulime të reja.