25 Dhjetor 2024

SHBA po bëhët prodhuesi më i madh i naftës në botë

Washington, 8 nëntor - Ekonomistët thonë se Shtetet e Bashkuara ndodhen në procesin tejkalimit të Rusisë dhe Arabisë Saudite, duke u bërë prodhuesi më i madh i naftës në botë.

Kjo do të thotë  më pak varësi tek importi i naftës, rritje më e fuqishme ekonomike dhe pozicion më i favorshëm në trajtimin e problemeve politike me Arabinë Saudite dhe me pjesën tjetër të Lindjes së Mesme.
 
Shtimi i përdorimit të teknikave të përparuara të nxjerrjes së naftës, si shpimi me presion hidraulik, po e rrit së tepërmi prodhimin e naftës në Shtetet e Bashkuara, sipas kryeekonomistit në Institutin Amerikan të Naftës, John Felmy.
 
Ai thotë se ekspertët ende janë duke përllogaritur shifrat, por Shtetet e Bashkuara ose janë tashmë prodhuesi më i madh i naftës në botë, ose do të bëhen në të ardhmen. Zoti Felmi thotë se rritja e prodhimit të naftës dhe gazit brenda vendit e ka pakësuar ndjeshëm kërkesën e Shteteve të Bashkuara për naftë nga importi.
 
\"Importi i naftës ka rënë në 35 deri ose 40 për qind, një ulje e ndjeshme kjo nga 60 për qind që ishte më parë.\"
 
Presidenti i Insitutit për Studime Strategjike për Energjinë dhe Ekonominë, Michael Lynch, thotë se shtimi i furnizimit me naftë ul çmimin e këtij produkti, duke fuqizuar rritjen ekonomike në Shtetet e Bashkuara.
 
\"Konsumatorët do të kishin më tepër para, pas pagesave për benzinë dhe produket të tjera; inflacioni do të ulej, po ashtu kosto e energjisë elektrike, gazit natyror, lëndës plastike dhe transportit.\"
 
Shqetësimi lidhur me furnizimin me naftë dhe çmimi i naftës ishte një arsye përse Shtetet e Bashkuara dërguan më tepër se gjysëm milioni trupa në Luftën e Parë të Gjirit Persik në vitin 1990, kur Iraku pushtoi Kuvajtin, fqinj me Arabinë Saudite.
 
Analisti  Simon Henderson i Institutit për Politikat e Lindjes së Afërme në Uashington thotë se më pak shqetësim lidhur me  naftën do ta bëjë më të vështirë për zyrtarët amerikanë që t\'i bindin votuesit të paguajnë koston e lartë të veprimeve ushtarake për të ndihmuar në të ardhmen Arabinë Saudite.
 
\"Argumenti se ne duhet t\'i kushtojmë vëmendje Lindjes së Mesme, për shkak të ndikimit të këtij vendi në tregun botëror të naftës dhe tek energjia këtu në Shtetet e Bashkuara bëhet tani më i dobët. Dhe njerëzit në Minnesota, apo gjetkë, do të thonin: përse të shqetësohemi ne për Arabinë Saudite?\"
 
Zoti Henderson thotë se sauditët janë duke u ankuar se Uashingtoni po e bën veshin shurdh ndaj shqetësimeve të tyre lidhur me shtimin e fuqisë së Iranit rival dhe se nuk ka dëshirë të marrë veprime të forta për t\'i dhënë fund luftës civile në Siri.
 
Në të kaluarën, sauditët e ndihmuan Uashingtonin kur i rezistoi rritjes së çmimit  të naftës, duke shtuar prodhimin e naftës. Analisti Henderson thotë se tensionimi i marrëdhënieve me Uashingtonin mund të bëjë që ata të kenë më pak dëshirë t\'i vazhdojnë këto veprime.
 
Por analistja në Institutin për Analizat e Sigurisë Globale, Anne Korin, thotë se çmimet e naftës janë rritur vitet e fundit, pavarësisht nga veprimet e Arabisë Saudite.
 
\"Interesi i përbashkët që formuluesit e politikave amerikane kanë perceptuar lidhur me Arabinë Saudite, sigurisht që ka qenë mbajtja nën kontroll e çmimit të naftës. Unë mendoj se ky ka qenë një perceptim tërësisht i rremë.\"
 
Ajo thotë se ushëheqësit sauditë mund t\'i mbjanë çmimet e naftës të larta në të ardhmen, për shkak të nevojës për më tepër të ardhura.

Analistja Korin thotë se udhëheqësi sauditë u tronditën nga revoltat e pranverës arabe në vende të tjera dhe i stuan së tepërmi shpenzimet në fushën sociale, me shpresën për të rrafshuar pakënaqësitë që mund të rrezikonin pushtetin e tyre.
 
Por shtimi i prodhimit të naftës në Shtetet e Bashkuara mund  ta pakësojë ndikimin saudit tek çmimi i naftës për amerikanët. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)