SHBA përuruan luftanijen më te përparuar teknologjikisht
Washubgton, 17 tetor - Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) përuron destrojerin më të përparuar te quajtur "USS Zumwalt".
Luftanija më e përparuar teknologjikisht e flotës amerikane është më e madhja që është ndërtuar ndonjëherë.
Kapiteni James A. Kirk e quan atë një mrekulli teknologjike.
\"Zumwalt është sot një mrekulli teknologjike. Kur të vendoset, Marina dhe kombi ynë do të kenë një destrojer multifunksional. \"USS Zumwalt\" e bën shumë të vështirë, thuajse të pamundur, diktimin nga radari. Ai do të jetë pjesë e misioneve tona më sfiduese. DDG 1000 është një dritë e re në rrugën e së ardhmes dhe shumë kyçe për të.\"
\"USS Zumwalt\", e cila mban emrin e admiralit legjendar Elmo Zumwalt, do të shërbejë si pjesë e Komandës amerikane të Paqësorit.