22 Dhjetor 2024

ShBA-ja vë sanksione mbi kompaninë venezuelase të naftës

Washington, 29 janar - Shtetet e Bashkuara të Amerikes (ShBA) deklaruan vënien e sanksioneve ndaj kompanisë venezuelase të naftës PDVSA.

Në një deklaratë të Departamentit të Thesarit thuhet se PDVSA-ja është një kompani shtetërore e Venezuelës dhe një ndër burimet kryesore të të ardhurave fiskale dhe valutore të këtij vendi.

Sipas deklaratës, pasuritë e kësaj kompanie në ShBA do të ngrijnë dhe shtetasit amerikanë nuk mund të bëjnë biznes me të.

Qeveria amerikane njohu më 23 janar kryeparlamentarin dhe drejtuesin e opozitës së Venezuelës Juan Guaido si "president të përkohshëm" të vendit, duke thënë se ShBA-ja do të vazhdojë të ushtrojë trysni ekonomike dhe diplomatike ndaj Venezuelës.

 Në të njëjtën ditë, presidenti venezuelas Nicolas Maduro shpalli ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike të vendit të tij me ShBA-në.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)